Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Institucionet të zbardhin përgjegjësit

Shqipëria

Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Institucionet të zbardhin përgjegjësit

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 20:22
Edi Rama, Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me dosjen e inceneratorëve që çoi pas hekurave ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Kryemadhi thotë se kjo aferë nuk mund të jetë vepra e një individi apo e një institucioni të vetëm por është skema korruptive më e madhe në historinë e shtetit shqiptar.

Ajo thotë se nuk mund të ketë VKM që miraton miliona euro brenda ditës pa marrë miratimin e kryeministrit Edi Rama. Kryemadhi i bën thirrje institucioneve të zbardhin përgjegjësitë e plota të të gjithë zyrtarëve publikë, subjekteve private dhe individëve pjesëmarrës në këtë aferë dhe përballjen e tyre me ligjin.

“Më në fund pas 24 orësh, i erdhi zëri Ramës dhe reagoi duke e quajtur përgjegjësi individuale aferën e inceneratorëve. Mega Afera korruptive e inceneratorëve, nuk mund të jetë vepra e një individi apo institucioni të vetëm, por është skema korruptive më e madhe në historinë e shtetit shqiptar, e realizuar në bashkëpunim mes drejtuesve të shumë institucioneve të qeverisjes qëndrore dhe lokale. Vlerësimi, kontrata dhe kthim përgjigje i 10 Ministrive brenda ditës, apo miratimi i VKM korruptive për miratim kontrate për një ditë, nuk ndodh as në shtetin më demokratik dhe funksional perëndimor, e jo më në shtetin e 2-të në botë për perceptimin më të lartë të korrupsionit. Nuk ka VKM që miraton miliona euro brenda dite pa OK e Ramës.

Inkurajoj institucionet të zbardhin përgjegjësitë e plota të gjithë zyrtarëve publikë, subjekteve private dhe individëve pjesmarrës në këtë aferë dhe përballjen e tyre me forcën e ligjit. Faktet e pakundërshtueshme i kemi dorëzuar në SPAK, mjafton ti lexosh dhe kupton qartë lojën, aktorët dhe rrjedhën logjike të gjithë aferës. Kjo është sprova më e madhe për drejtësisë e re, e cila ka mundësinë të luftojë korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës të kupolës së Lartë Qeveritare. Qytetarët vijojnë paguajnë nga taksat e tyre për korrupsionin Rilindas, ndaj pyetja e vetme është kush do të mbajë përgjegjësi për 430 milionë euro të firmosura nga duart e gjata të Ramës? PS: To be continued…”, shkruan Kryemadhi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat