Dorëhiqet drejtuesja e Kadastrës së Durrësit, ja kush e zëvendëson

Shqipëria

Dorëhiqet drejtuesja e Kadastrës së Durrësit, ja kush e zëvendëson

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Drejtuesja në Kadastrën e Durrësit, Rajmonda Dashi, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës Durrës.

Përkohësisht drejtuese e kadastrës së qytetit bregdetar do të jetë zv.drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Risena Xhaja.

Xhaja do të mbajë postin deri në kryerjen e procedurave të konkurimit.

Rajmonda Dashi e mbante detyrën e drejtuesit të Kadastrës që prej gushtit të këtij viti kur u shkarkua nga detyra Viola Hima vetëm katër muaj pasi ishte emëruar në atë post.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat