“Basha e dha urdhrin”, deklarata shokuese e Imamit: Po mblidhet “Klubi i 21 janarit”

Shqipëria

“Basha e dha urdhrin”, deklarata shokuese e Imamit: Po mblidhet “Klubi i 21 janarit”

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 23:55
Arben Imami

‘Klubi i 21 janarit’, i ka quajtur ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami Lulzim Bashën, Edi Ramën, Bamir Topin dhe Ina Ramën.

Në studion e “Now”, ish ministri tha se, të gjithë aktorët e këtij ‘grushti-shteti’ janë udhëzuar nga një mendje e tretë djallëzore, e cila përfundoi me vrasjen e katër personave.

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është përgjegjës për 21 janarin, ai ka qenë në zyrë dhe urdhri është dhënë nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, Lulzim Basha.

Ai tha se 21 janari ka qenë grusht shteti dhe Lulzim Basha, së bashku me Edi Ramën kanë përfituar, pasi Basha u bë kryetar bashkie dhe Rama kryeministër.

Imami: Nuk kemi pasur dyshime që ditën e parë ka qenë grusht shteti, vetëm se autorët e grushtit të shtetit po nxirren pjesë pjesë. Latinët ka patur një shprehje, ‘kush fiton’ dhe del që Lulzim Basha u bë kryetar i Bashkisë Tiranë dhe Edi Rama kryeministër.

Ai ishte një grusht shteti pasi ishin të përfshirë, ish Presidenti i vendit, ish Kryeprokurori i Shtetit, kryetari i opozitës dhe ministri i Brendshëm.

Është një vetdeklarim për grupin e 'grushtit të shtetit', 'klubin e 21 janarit'.

Ia kam thënë dhe Berishës pasi vetëm një mendje djallëzore mund të çonte në atë që ndodhi.

Berisha ka qenë në zyrë me të gjithë ne të kabinetit dhe vetëm ky, Basha s’ka qenë në zyrë kur ka ndodhur ngjarja.

Urdhrat i jep ministri jo kryeministri.

Ka ardhur Berisha në Ministrinë e Mbrojtjes dhe i kam thënë që ushtria nuk dilte nga kazermat.

Asnjë ushtar nuk do të dilte nga gazermat dhe askush nuk hynte në gazerma i gjallë i dhashë garanci.

Një grusht shteti është një plan i organizuar, nga një mendje e tretë, “një mendje djallëzore”pasi si mund të vriteshin 4 veta.

Mëhilli: Ju po akuzoni Bashën dhe Ramën përgjejgës?

Imami: Sigurisht! Berisha e ka thënë ‘klubi i 21 janarit’ ka pasur edhe rikthime, njerëz që janë shprehur shumë qartë në 21 janar.

Kemi dashur ta mbrojmë vendin që të mos deskretitohej në sytë e botës si anëtar i NATO-s.

Ata njerëz i ke tani në PD. A shkoi ai u ul me Bamir Topin. Po mblidhet klubi i 21 jananrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat