Kryemadhi publikon dokumentet: Rama, Veliaj dhe Koka firmosën për lejen e ndërtimit të incineratorëve

Shqipëria

Kryemadhi publikon dokumentet: Rama, Veliaj dhe Koka firmosën për lejen e ndërtimit të incineratorëve

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 23:04
Ilustrim

Kryetarja e LSI Monika Kyemadhi ka publikuar dokumentet ku Kryeministri Edi Rama, dhe Lefter Koka ka firmosur dhënien e lejes së ndërtimit për incineratorin e Tiranës dhe Elbasanit si dhe dhënien e bonusit për incineratorin e Fierit.

Po ashtu Kryemadhi ka publikuar edhe dokumentin e Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, i cili pranon që të paguajë 430 milionë euro për 30 vjet për incineratorin e Tiranës.

Siç shihet në dokument Veliaj ka firmosur pro ngritjes së incineratorit të Tiranës pas kërkesës së Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisi, Alçi Bllako.

Ndërkohë Kryemadhi theksoi se çështja e incineratorëve nuk është më çështje e ish-ministrit Lefter Koka. Sipas Kryemadhit incineratori i Tiranës është nga aferat më të mëdha dhe në të përfshihet kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj.

Çështja e inceneratorëve nuk është më çështje e Kokës. Të gjithë ne vazhdojmë dhe nxjerrim materiale të tjera që nxjerrin një grup të strukturuar kriminal Koka ka hapur vetëm kapakun e pusetës. Koka është kërkuesi, por zbatuesit kush janë. E gjithë afera e Kokës është 1 e 10-ta e skemës së inceneratorëve. Unë kam nxjerrë dje firmosjen e lejes së ndërtimit në Elbasan. Rama ka qenë ai që nuk ka firmosur asnjë leje ndërtimi, ato i ka firmosur Niko Peleshi. Dora e tij ka firmosur për inceneratorin e Fierit dhe në 2019-ën ka firmosur atë më të rëndësishmen në Tiranë. E gjithë skema nuk ka të bëjë me skemën e grabitjes së 330 milionë eurove por grupin kriminal në të cili përfshihet kryeministri, kryetari i bashkisë, ministrat, sekretari i përgjithshëm, komisioni i vlerësimit dhe me radhë të gjitha institucionet.

Është një nga gjërat më të tmerrshme. Çështja e incineratorit të Tiranës është nga aferat më të mëdha, që është firmosur nga bashkia që do ti paguar 490 milionë euro vetëm në vitin e parë. Lejen për ndërtimit Rama e ka dhënë në maj të 2019-ës duke i dhënë mbi 6 milionë euro për një ndërtim pa leje. Nuk është e justifikuar dhe e ka dhënë dhe me kusht. Veliaj ka dhënë 400 e ca milionë euro për 30 vjet koncensionarit. Ai më të paktën do kishte dorëheqjen. Veliaj në kundërshtim me ligjin ka marrë kompetencat e këshillit bashkiak dhe kjo vjen nga ministria e financave që i ka kërkuar ministrit Koka që të marrë vendimin e Qarkut të Tiranës. Koka është një personazh që është përdorur”, tha Kryemadhi, e cila ishte e ftuar në emisionin “Mcn.tv”.

Kujtojmë se ishte LSI e cila denoncoi aferën e incineratorëve, denoncim i cili çoi pas hekurave, ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar më herët tre padi, të shoqëruara me dokumente për inceneratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe Fierit. Sot Kryemadhi dorëzoi  në SPAK materiale të tjera shtesë të cilat provojnë atë që po hetohet si afera e incineratorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat