A janë të kënaqur pensionistët nga shpërblimi i Vitit të Ri? "Turp, 50 mijë është të heqësh një qime te pushtetarët tanë"

Shqipëria

A janë të kënaqur pensionistët nga shpërblimi i Vitit të Ri? "Turp, 50 mijë është të heqësh një qime te pushtetarët tanë"

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 09:39
Ilustrim

"A janë të kënaqur pensionistët për shpërblimin që kryeministri Rama i ka dhënë për Vitin e Ri?"

Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora.

"Aq të kënaqur janë sa kur morën vesh që deputetëve do t'i rritet rroga, jemi jo të kënaqur po të mbaruar fare. Është turpi më i madh, ai merr 2 milion rrogë, honorare merr, merr shpërblime, merr shtëpinë ja paguan shteti, çdo gjë, telefonin pa lek. Kur vjen puna pensionisti merr 70 mijë lekë, gëzohet për atë 50 mijë lekëshin e gjelit të detit."

"Nuk janë asgjë 50 mijë lekë, kjo është një tallje për shqiptarët."

"Jo, fare. As pensionistët, asnjë."

"Turp, 50 mijë lekë është të heqësh një qime te këta pushtetarët tanë," ishte mesazhi i një qytetari dërguar në telefon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat