Zbardhen emrat: Ja trupa gjykuese që do vendos për Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën

Shqipëria

Zbardhen emrat: Ja trupa gjykuese që do vendos për Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 15:29
Saimir Tahiri

Ish-ministri Saimir Tahiri dhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës Jaeld Çela, do të gjykohen më datë 20 dhjetor, në orën 09:00.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme e Apelit ka bërë të ditur dhe  trupën gjykuese që do të vendos për ish-ministrin.

Mësohet se çështja do të shqyrtohet nga kryesuese gjyqtarja Daniela Shirka, anëtar – gjyqtari Engert Pëllumbi dhe anëtare – gjyqtarja Igerta Hysi.

Njoftimi i Apelit të GJKKO-së:

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, për çështjen në ngarkim të pandehurve S.T. dhe J.Ç., e regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 24.11.2021, me nr. 47 regjistri themeltar, është planifikuar seanca gjyqësore në datë 20.12.2021, ora 09:00.

Pas plotësimit të trupit gjykues, ka rezultuar se çështja do të shqyrtohet nga kryesuese – gjyqtarja Daniela Shirka, anëtar – gjyqtari Engert Pëllumbi dhe anëtare – gjyqtarja Igerta Hysi.

Tahiri u dënuar me 5 vite burg, por që u konvertua në 3.4 vite shërbim prove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat