Ish-ministri socialist paralajmëron “tërmet” brenda PS-së

Shqipëria

Ish-ministri socialist paralajmëron “tërmet” brenda PS-së

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 17:51
Edi Rama

Ish-ministri i Ekonomisë, Arben Malaj, ka komentuar zhvillimet politike në PD.

Ai ka thënë se kriza e krijuar në partinë opozitare nuk duhet të jetë gëzim për Partinë Socialiste, pasi sipas tij, edhe ajo ka të njëjtat probleme me lidershipin e partisë, dhe kjo gjë do të shfaqet në vijim.

Pjesë nga intervista në News24:

Nuk besoj se dobësimi i opozitës duhet të sjellë gëzim te socialistët. E para sepse problemet janë të njëjta në lidership. Është aplikuar nga PS në zgjedhjet e 2009, ne kërkonim të kishte një votëbesim për kryetarin, e të tjerët i shërbyen kryetarit dhe vendosën që të merrnin disa vota më shumë se të mëparshmet dhe të qëndrojë kryetari. Ajo që unë ndjej zhgënjim, është që PS duhet të mbetet një model progresist. PS s’duhet të gëzojë sepse i ka vetë brenda këto probleme.

Debati për kryetarin de facto do të vazhdojë, por palët do të gjejnë pozicionet e tyre ose do të kemi çarje mes dy grupeve. Politika është arti i të pa mundurës. Pastrimi që Basha ka bërë në PD, nuk ka bërë pa miratimin e Berishës. Fakti që Basha e nisi me një start politik të subvencionuar, Berisha ishte si bashkëkryetar. Ne jemi këtu kur trupi diplomatik, takonte njëkohësisht edhe Berishën edhe Bashën. Basha deri më tani ka qenë bashkëkryetar. Bashës i është kërkuar ky veprim. Procedurat për ta shpallur si të përjashtuar nga grupi parlamentar duhet të ishin strikte ligjore. Ti nuk mund të jesh deputet nëse nuk betohesh. Berisha të kërkonte një dorëheqje prej 6 muajsh dhe të vijonte i vetëm debatin. Basha s’duhet ta kishte përjashtuar nga grupi. Këto kanë të bëjnë me kretibilitetin. Basha ka thënë se i ka bërë bisedat me Berishën dhe i ka ofruar zgjedhje. Nuk mund të sillesh i qetë nëse komshiu yt është gjithmonë në grindje. Ne kemi qenë me platformë kur krijuam LMN. Thelbi ishte që të demokratizonim partinë. Kur kam diskutuar me kolegë, përgjithësisht ku janë krijuar parti sfiduese, ata kanë shkuar në partinë mëmë. Ky proces do të ndodhë, do të ketë një debat të ashpër, por sfidat do të vijnë shumë shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat