Zjarri shkrumbon banesën në Kolonjë, ndërron jetë një invalid, shpëtohen 5 anëtarët e tjerë të familjes

Shqipëria

Zjarri shkrumbon banesën në Kolonjë, ndërron jetë një invalid, shpëtohen 5 anëtarët e tjerë të familjes

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë shtunë në Kolonjë.

Një zjarr ka përfshirë një banesë, duke i marrë jetën një personi. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se viktimë ka mbetur shtetasi Shyqyri Selimi. 

Siç mëson gazetarja Kodra, shkak i zjarrit në banesën në fshatin Sanjollas dyshohet se ka qenë bombola e gazit. Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ka qenë e gjithë familja, por pesë anëtarë janë shpëtuar, ndërsa njëri prej tyre fatkeqësisht nuk është nxjerrë dot. 

Ndërkohë, mësohet se viktima ishte invalid dhe është asfiksuar nga tymi e flaka. Në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikës, të cilët po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat