Basha u kërkon falje demokratëve

Shqipëria

Basha u kërkon falje demokratëve

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 14:02
Lulzim Basha

Para mbështetësve të tij demokratë, Lulzim Basha ka pranuar se në 8 vite që ai qëndron në krye të Partisë Demokratike ka qënë ‘në mëdyshje’ për shkak të dualizmit dhe protagonizmit të Sali Berishës.

Krydemokrati u kërkon falje demokratëve dhe ju siguron se sot partia ka një kryetar dhe do të ketë gjithnjë vetëm një kryetar, ndërsa premton se do të rregullojë gabimin e tij!

Sipas tij, ky moment në Partinë Demokratike është një moment historik ku të gjithë duhet të zgjedhin partneritetin përjetshëm me Shtete e Bashkuara të Amerikës.

“Gabimi im më i madh është mbajtja, apo lejimi i dualizmit në drejtimin e PD-së. Dualizmit në përceptim dhe dualizmit real, kur ish kryetari e bëri funksion de facto dublimin e kryetarit, e bëri rutinë hijezimin e kryetarit me protagonizmin e tij.

Faktet janë me qindra mijëra. Kushdo i ka parë. Kjo histori nuk ndaloi tetë vjet me radhë. Është përgjegjësia ime që nuk kam mundur ta zgjidh në kohën e duhur ketë nyje gordiane. Berisha nga ana tjetër ka qenë i njoftuar se protagonizmi i tij është një barrë për rritjen dhe fitoren e Partisë Demokratike.

Megjithatë, unë u kërkoj sot ndjesë demokratëve, me bindjen se ata kanë një ide të qartë për hezitimin tim, që ka qenë edhe hezitimi i shumë prej tyre. Njohja e gabimeve është premisa e korrigjimit të tyre. Në këtë kuvend të lirë, unë mbaj shënim me respekt për gabime të tjera nga diskutimet tuaja. Dua të nënvizoj se kapërcimi i dualizmit përbën zgjidhjen e një prej nyjeve të krizës për të cilën po flasim. Sot partia ka një kryetar dhe ajo duhet të ketë gjithnjë një kryetar.

Nga ana tjetër, ne caktuam një standart në qëndrimin tonë ndaj personave  që shpalleshin non grata nga SHBA: përjashtimin e tyre nga politika. Sepse përdorimi nga SHBA i sanksioneve kundër zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të korruptuar në  Shqipëri ka qenë dhe është një faktor vendimtar për shembjen e sundimit  aktual dhe shumëvjeçar të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Cfarë mund të bënin ne, çfarë mund të bëja unë kur goditja ra në shtëpinë tonë? Të shkelja standartin që vetë ne, të gjithë bashkë, nga I pari tek I fundit, përfshirë vetë Sali berishën e kishim vendosur, atëherë kur shpalljet non grata binin  mbi bashkëpunëtorë dhe aleatë të Ramës?  A nuk do të ishte ky kulmi i hipokrizisë para shqiptarëve?

A do të kishim fytyrë të përmendnim antikorrupsionin, a do të na besonte njeri, a nuk do të bëheshin shkrumb e hi si parulla bajate qëndrimet  e zotimet tona”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat