Basha fiket, i ikën zëri në fund të fjalimit

Shqipëria

Basha fiket, i ikën zëri në fund të fjalimit

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 14:10
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për më shumë se një orë para mbështetësve të tij në Kuvendin e thirrur në Pallatin e Kongreseve. Por në momentin e fundit Basha është fikur e i ka ikur zëri.

"Ky Kuvend është mbledhur për të treguar rrugën. Ne do të ecim në këtë rrugë. Ne do të zgjedhim të ardhmen. Rroftë Partia Demokratike. Zoti e bekoftë Shqipërinë!", tha Basha në momentin e fundit të fjalimit të tij me zë të fikur.

Pjesë nga fjalimi

Ne na ra shorti të jetojmë një periudhë të vështirë kur po tentohet vënia në pikpyetje e demokracisë përmes minimit të saj, duke dashur ta tregojnë të dobët e të mbaruar përkundrejt regjimeve autokratike-totalitare, që nuk bëjnë zgjedhje të lira, që kontrollojnë lirtitë dhe i shtypin ato.

Vendet e lira të Perendimit dhe mbarë botës janë bashkuar për mbrojtjen dhe rikthimin në piedestal me gjithë vitalitetin e saj të pashterrshëm të pasurisë më të madhe politikë që të njerëzimit që është demokracia.

SHBA i prijnë kësaj aleance fitimtare.

Partia Demokratike është krenarisht pjesë e saj.

Partie Demokratike i prin këtu në Shqipëri mbrojtjes së demokracisë nga çdo formë e minimit të saj.

Demokracia do vazhdojë të jetë e para, do të vazhdojë të jetë ylli polar për ne.

Ky është horizonti i ri që hapet si asnjëhërë tjetër për fitoren tonë.

Partia Demokratike është thirrrur përsëri në skenën e kohës për të hapur një faqe të re të përparimit, zhvillimit, punës, mireqënies, dinjitetit, kulturës, rifitimit të shijes së të jetuarit, forcimit të lidhjeve fizike e shpirtërore të çdo shqiptari me atdheun, me Shqipërinë.

Fitorja jonë është e shkruar në vendosmërinë për t’i bërë fjalët akte, vepra. Për demokratët, përfshirë ata që dëshpërimi u ka errësuar përkohësisht gjykimin, për qytetarët dhe me qytetarët shqiptarë, në marrëdhënie të ngushta me SHBA dhe BE.

Ky Kuvend është mbledhur për të treguar rrugën.

Ne do të ecim në këtë rrugë.

Ne do të zgjedhim të ardhmen.

Rroftë Partia Demokratike.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Videon e gjeni ne minutat e fundit te fjalimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat