Kuvendi i PD propozon: Të krijohet Aleanca Qytetare për Demokraci e përbërë nga intelektualët

Shqipëria

Kuvendi i PD propozon: Të krijohet Aleanca Qytetare për Demokraci e përbërë nga intelektualët

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 14:27
Enkelejd Alibeaj

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, tha se Kuvendi Kombëtar i PD propozon krijimin e një strukture organizative e emërtuar si Aleanca Qytetare për Demokracinë.

Në fjalën e tij, Alibeaj tregoi synimin e kësaj aleance, si dhe përbërjen e saj, ndërsa shtoi se PD garanton që Aleanca Qytetare për Demokracinë të ketë një përfaqësim prej 10% në pozicione drejtuese në parti.

Pjesë nga fjala e Alibeajt:

Propozohet që në statutin e PD të shtohen dy dispozita, që i dedikohen krijimit të një strukture organizative, e emërtuar si Aleanca Qytetare për Demokracinë.
1. Partia ka edhe Aleancën Qytetare për Demokracinë.
2. Kjo organizatë partnere përbëhet nga intelektualë me reputacion profesionalë, që shfaqin interes dhe bashkëndajnë vlera dhe parimet e PD. Anëtarësimi në parti nuk është kusht.
3. Kjo aleancë synon të analizojë e të japë mendim kritikë me sugjerime konkrete ndaj politikave, qasjeve e nismave zyrtare të PD, duke e ndihmuar partinë të forcojë dialogun dhe lidhjen me shoqërinë.
4. PD garanton përfaqësimin e Aleancës Qytetare për Demokracinë me të paktën 10% të të zgjedhurve me pozicione drejtuese në parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat