Lufta Basha-Berisha, Andoni jep një lajm jo të mirë për PD-në

Shqipëria

Lufta Basha-Berisha, Andoni jep një lajm jo të mirë për PD-në

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 16:13
Ben Andoni

I ftuar në një lidhje direkte për MCN TV, analisti Ben Andoni ka komentuar me dy situatat me të cilat po përballet Partia Demokratike.

Andoni u shpreh se referendumi është inerci i kuvendit të 11 dhjetorit, ndërsa nga ana tjetër Basha po mundohet të krijojë imazhin se PD ekziston.

“Një aktivitet i ndarë në dy pjesë që do doja të mos i ndodhte PD, por ja që ndodhi. Kam parë një mobilizim sidomos në kuvendin që drejton Basha në sensin real për të krijuar imazhin që PD ekziston në formë institucionale.

Mu duk në fjalimin e tij fjalë pak e fryrë duket sikur po fliste pas zgjedhjeve kur duhet të fliste për realitetin e PD, por gjithçka e mori stigma e Berishës dhe atë që PD do bëj në të ardhmen. Nga një anë është e mirë për nga ana tjetër është e vonuar se baza e PD po ikën kaq shumë pas Berishës. Te referendumi i Berishës është inerci i kuvendit të tyre të 11 dhjetori”, tha Andoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat