“Mes luksit e pjesh*ërimit”/ Gazetari: Lulzim Basha nuk mund të ankohet

Shqipëria

“Mes luksit e pjesh*ërimit”/ Gazetari: Lulzim Basha nuk mund të ankohet

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 21:24
Alfred Lela

Gazetari Alfred Lela ishte i ftuar në një lidhje skype me emisionin Zona Zero në Top News për të folur për situatën aktuale të PD.

Duke qenë se Basha në fjalën e tij në përfundim të Kuvendit Kombëtar u kthye pas në kohë duke kujtuar gabimet e Sali Berishës në vitin 1996, ky iu duk një argument i kotë gazetarit Lela.

Sipas tij, kjo nuk është aspak një gjendje e jashtëzakonshme siç thotë Basha.

“Si mund të qahet e ankohet Basha, kur po zhvillon një Kuvend në mes të Tiranës, në mes të qetësisë, në Pallatin e Kongreseve, në mes të luksit  dhe pjeshkërimit, me Range Rover-at e tyre, me veshjet firmato. Këtë quan ai gjendje të jashtëzakonshme? Si mund ta krahasosh me vitin 96-97? Ky është argument i pabazë,” tha Lela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat