Sali Berisha zbulon lëvizjen e radhës për shkarkimin e Bashës

Shqipëria

Sali Berisha zbulon lëvizjen e radhës për shkarkimin e Bashës

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 21:46
Sali Berisha

ga oborri i selisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur se lëvizja e tij e radhës do të  jetë protesta kombëtare, të cilën edhe një herë e njoftoi se do të nisë të hënën në orën 16:00. “Lëvizja e radhës do të jetë protesta kombëtare e më pas ristrukturimi i partisë”, tha Berisha.

I pyetur nga gazetarët se kur do të shkojë në selinë e PD, ai tha:

“Që nesër do të jem në seli, dmth këto ditë, se nesër mund të mos jemi këtu. Ne jemi këtu, ai do të jetë këtu. Tani i kanë vënë edhe dy kundragaze në zyrë”.

I pyetur nëse Basha ka arsye për të patur frikë, Berisha vijoi se njeriu i palirë përjeton frikëra dhe terrore të tmerrshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat