Lufta për karrigen e PD-së, këto do të jenë lëvizjet e radhës të Bashës dhe Berishës

Shqipëria

Lufta për karrigen e PD-së, këto do të jenë lëvizjet e radhës të Bashës dhe Berishës

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 22:59
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

E shtuna e 18 Dhjetorit u mbyll me zhvillime intensive në kampin demokrat, tashmë të ndarë në 2 pjesë. Ndërsa grupi i drejtuar nga Sali Berisha ka mbajtur sot referendumin ku u deklaruan më shumë se 43 mijë vota të anëtarësisë pro shkarkimit të Lulzim Bashës, ky i fundit mbajti sot Kuvendin Kombëtar, ku deklaroi një pjesëmarrje prej 5004 anëtarësh.

Kuvendi shpalli nul çdo vendim të deklaruar një javë më parë nga kuvendi i jashtëzakonshëm i thirrur prej Berishës.

Mbrëmja u mbyll me deklaratat në selinë e PD. Por ndërsa kryedemokrati Basha zgjodhi të mbledhë anëtarësinë brenda selisë, Berisha me një numër dominant mbështetësish u mblodhën jashtë selisë, nga ku lideri historik deklaroi të hënën një protestë kombëtare.

Ndërkohë në përfundim të mbledhjes me kryesinë, po të hënën Basha deklaroi mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ndërkohë që refuzoi të njohë referendumin e sotëm. Ai tha se PD ka patur sot vetëm një aktivitet politik dhe ai ishte Kuvendi Kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat