Lojëra fati “tinëz”, kapet mat 30-vjeçari, sekuestrohet tavolina e pokerit

Shqipëria

Lojëra fati “tinëz”, kapet mat 30-vjeçari, sekuestrohet tavolina e pokerit

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Një 30-vjeçar me iniciale E.Y është arrestuar nga policia pasi kishte përshtatur një ambient në pronësi të tij për ushtrimin e lojërave të fatit.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri me çipsa dhe letra bixhozi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Y., 30 vjeç, pasi në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë” kishte përshtatur një ambient në pronësi të tij, për ushtrimin e lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri me çipsa dhe letra bixhozi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat