Alibeaj hedh poshtë shpifjet: Fotomontazhet e halleve të tij, shpifëse aq dhe të dëshpëruara!

Shqipëria

Alibeaj hedh poshtë shpifjet: Fotomontazhet e halleve të tij, shpifëse aq dhe të dëshpëruara!

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 15:33
Enkelejd Alibeaj

Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka hedhur poshtë pretendimet e ish-kryeministrit Berisha së selinë blu ka foca të armatosura në mbrojtje të saj. M

e një postim në Facebook Alibeaj shkruan se PD nuk eshte peng i se shkuares dhe e mentaliteti enverist. Alibeaj ka postuar një foto që ish-kryeministri ndau me publikun por më pas u fshi sërish ku shiheshin  forca të armatosura në tarracë.

Por në fakt sipas Alibeajt me nje kerkim ne google gjendet lehte se fotomontazhi i tij eshte nje foto e shkrepur ne vitin 2019 ne tarracen e kryeministrise.

“Shpifjet, akuzat e rreme apo fotomontazhet ndaj cdokujt qe mendon kunder ishin dhe mbeten metoda bolshevike me te cilat funksionoi regjimi i shkuar dhe nostalgjiket e tij qe jane ende ne qarkullim. PD nuk eshte peng i se shkuares dhe e mentaliteti enverist. Selia e saj eshte e demokrateve dhe nuk ka as forca speciale as police te Edi Rames ne te. Fotomontazhet e halleve te Sali Berishes jane sa shpifese aq dhe te deshperuara, si cdo akt i tij gjate muajve te fundit. Ne epoken moderne te internetit me nje kerkim ne google gjendet lehte se fotomontazhi i SB eshte nje foto e shkrepur ne vitin 2019 ne tarracen e kryeministrise. Sic manipulon keto foto, manipulonte dhe me demokratet per hallin e tij gjate ketyre muajve. Por tani eshte koha per te lene pas te shkuaren. Demokratet zgjodhen te ardhmen dhe keto manipulime qesharake vetem konfirmojne qartas se kane bere zgjedhjen e duhur”- shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat