Panariti i bllokuar nga dëbora, banorët tentojnë të hapin rrugën me mjete rrethanore

Shqipëria

Panariti i bllokuar nga dëbora, banorët tentojnë të hapin rrugën me mjete rrethanore

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Fshati Panarit në Korçë prej disa ditësh po vuan izolimin për shkak të bllokimit të rrugës nga Dëbora.

Problem mbetet maja e Mashkullorës, pasi është e pakalueshme. Të ndodhur në këto kushte, banorët e kësaj zone u përpoqën këtë të diel me mjete rrethanore për të hapur rrugën.

Kjo pasi një ditë më pare, 15 persona nga fshati Panarit u detyruan të braktisnin mjetet dhe të ktheheshin mbrapsht në këmbë, duke sfiduar temperaturat e ulëta pasi u bllokuan nga bora.

Nga ana tjetër, edhe Bashkia e Korçës po punon më një fadromë për hapjen e kësaj rruge rurale. Por deri më tani, për shkak te terrenit, autoritetet e kanë patur të pamundur hapjen e këtij aksi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat