Strazimiri: Demokratët vendosën me votë, Basha ka vetëm hallin e tij se është në gërhitjet e fundit

Shqipëria

Strazimiri: Demokratët vendosën me votë, Basha ka vetëm hallin e tij se është në gërhitjet e fundit

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 20:24
Gent Strazimiri

Ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri u shpreh se demokratët folën në mënyrë të lirë dhe masivisht duke dhënë verdiktin për PD-në që duan.

Ai theksoi se halli tashmë është vetëm i Bashës dhe jo i demokratëve, duke pohuar se verdikti i marrë tashmë duhet të zbatohet nga të gjithë.

Strazimiri: Demokratët folën në mënyrë të lirë dhe masivisht duke dhënë verdiktin për PD-në që duan. Këtë e bëjnë në transparencë para kamerave sikurse nuk ka ndodhur kurrë me një forcë politike. Është realiteti që të gjithë e njohin. Halli është i atij që nuk e njeh dhe nuk e pranon. Edhe delegatët e 11 dhjetorit kanë qenë transparentë. Kuvendi i 11 dhjetorit u mblodh në mënyrë transparente dhe verifikim elektronik. Ndërsa në listën e Bashës ata kanë denoncuar se u është keqpërdorur emri nga ana që janë të shkarkuar tashmë.

Verdiktin e demokratëve duhet të zbatojë të gjithë, sidomos ai që e quan veten drejtues. E gjithë kjo situatë e pati një gjë të mirë; tashmë nuk besoj se ka ndonjë dyshim se Basha që është shkarkuar dje, është krejtësisht i padenjë për të drejtuar opozitën shqiptare, për më tepër për të drejtuar Shqipërinë. Nuk ka mentalitet evropian sikurse thotë, që janë broçkulla të pahijshme.

Strazimiri shtoi se Basha është në momentet e fundit të tij dhe se zyrat e PD-së praktikisht janë të marra praktikisht nga pala e Kuvendit të 11 dhjetorit.

Strazimiri: Sikurse e tha edhe Sali Berisha dje në PD, plani do të vazhdojë me protestë kundër qeverisë dhe çdo gjëje kundër derversioneve në kurriz të shqiptarëve. Zyrat praktikisht janë të marra, ata që ruhet me policinë e shtetin, e kanë kthyer shtëpinë e lirisë në shtëpinë e Oso Kukës e policinë e regjimit, edhe pse ka thënë se do ta rrëzojë. Këto janë gërhitjet e fundit të një ëndrre të keqe. Ne dje kemi treguar vullnetin tonë, duke pasur një pjesëmarrje të jashtëzakonshme edhe më e madhe se sa ajo  në 13 qershor 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat