Artur Zheji zbërthen çfarë fshihet pas protestës që po organizon sot Sali Berisha

Shqipëria

Artur Zheji zbërthen çfarë fshihet pas protestës që po organizon sot Sali Berisha

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 15:23
Artur Zheji

Analisti Zheji u shpreh sot në emisionin ‘Pikat mbi i’ se Berisha nuk është një guriçkë, ndaj dhe do të shihet në protestën e sotme edhe pozicioni i tij, ndërsa shtoi se ai nuk tërhiqet, pavarësisht se sipas tij, pak rëndësi ka nëse do shkojë drejt krijimit të një partie të re apo do tentojë të marrë selinë e PD.

“Ka një trajtim disi të thjeshtëzuar të çështjes. Duke qenë se në Kuvendin e 18 dhjetorit dëgjova disa paragrafë të rëndësishëm nga fjalimi i Bashës, për ta thyer përgjithmonë këtë metaforën e hipokrizisë. Unë them që raporti i ri me të vërtetën fillon duke parë raportin e ri me plagën që ka shkaktuar Sali Berisha. Nuk mund të flasësh për doktorin, si një guriçkë. Ai është gur i madh. Në momentin që ti deformon raportin me të vërtetën, e deformon atë pa e filluar akoma. Kështu ka qenë gjithmonë PD, rrumbullakoste shifrat. Kemi dy palë.

Në momentin kur nuk kemi arbitër, psh. një gjyqtar, duhet ta bëjë arbitrin media. Protesta e sotme do të ndajë shumë gjëra. Nëse Berisha ka fuqi për të bërë politikë, do kuptohen shumë gjëra.

E kam fjalën, do shihet shumë shpejt sa autentik ishte Kuvendi i 11 dhjetorit dhe ai i 18 dhjetorit. Berisha nuk tërhiqet nga pozicioni i vet. Do shkohet drejt një partie të re ‘de facto’ apo do tentojë të marrë selinë e PD, kjo pak rëndësi ka. Fakti që ai nis sot nga selia e PD, është një presion ndaj Bashës dhe atyre që nuk iu bashkuan Kuvendit të tij.”, shprehet Zheji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat