Referendumi i Berishës, Bytyçi: Për shkarkimin e Bashës votuan 7-8 mijë më shumë sesa për ta emëruar

Shqipëria

Referendumi i Berishës, Bytyçi: Për shkarkimin e Bashës votuan 7-8 mijë më shumë sesa për ta emëruar

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 23:22
Enver Bytyçi

Analisti Enver Bytyçi shprehet se në Referendumin e nisur nga Sali Berisha, për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetari i PD-së, kanë votuar rreth 8 mijë persona më shumë se për ta emëruar.

Duke folur në emisionin “Log.”, Bytyçi ka theksuar se për ardhjen e Bashës në krye të PD-së kanë votuar rreth 33 mijë persona, ndërsa për ta shkarkuar, në referendumin e nisur nga Berisha, kanë qenë edhe 7-8 mijë demokratë më shumë.

Bytyçi mes të tjerash ka deklaruar se Basha do të bëjë rezistencë, por me këtë sasi votash ai nuk është më legjitim.

“Kishte radhë. Dhe me këtë krijova një bindje që numri i votuesve do jetë shumë më i madh se ata që kishin votuar Bashën si kryetar. Shkarkimi pra do ishte më i madh. Më rezulton që janë 7-8 mijë më shumë se numri i atyre që kanë zgjedh Bashën.”

“33 mijë, pra 10 mijë vota më shumë për ta shkarkuar. Në këtë moment humbet çdo lloj legjitimiteti.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat