Domatet mbushin kanalet/ Fermerëve të Roskovecit u kalbet produkti për shkak të mungesës së tregut

Shqipëria

Domatet mbushin kanalet/ Fermerëve të Roskovecit u kalbet produkti për shkak të mungesës së tregut

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Mungesa e tregut detyroi fermerët e Sukut në Roskovec të hedhin domatet në kanalet dhe përrenjtë pranë serave.

"E shkulëm, e hodhëm poshtë, nuk dimë çfarë t'i bëjmë. Ata që e mbollën herët e shitën, ne që e mbollëm vonë nuk e shitëm."

Ata thonë se prej vitesh nuk po nxjerrin dot paratë që investojnë në sera.

"Sera këtë vit ishte me minus. Shumica morën lekët e tyre, vetëm shpenzimet, pjesa tjetër ranë brenda."

E kjo jo vetëm për mungesën e tregut, për pjesën më të madhe të produkteve, por edhe për çmimet e larta të imputeve bujqësore.

"Kemi mbjellë pak grurë. Ku t'i hedhim pleh, çmimet janë shumë të shtrenjta."

Por pavarësisht humbjeve vit pas viti, për fermerët në Roskovec, kultivimi i produkteve të ndryshëm në serra është e vetmja formë për të siguruar jetesën, ndaj nuk mund t’i lënë pa investuar.

"Do mbjell nga e keqja, sepse do ushqej fëmijët, do marr kredi."

"Nuk kemi çfarë të bëjmë. Nuk kemi të ardhura tjera."

Të zhgënjyer janë edhe nga Qeveria, thonë se ndoqën këshillën e kryeministrit Rama, por mbështetjen e tij si kryeministër nuk po e shohin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat