Kryemadhi: Djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve ishte gabim i madh, na nxori jashtë loje

Shqipëria

Kryemadhi: Djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve ishte gabim i madh, na nxori jashtë loje

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 20:06
Monika Kryemadhi

Për Monika Kryemadhin, djegia e mandatave nga opozita dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale, ishte gabimi më i madh në 4 vitet e fundit.

Këtë e ka theksuar teksa fliste në “Radarin Informativ” në ABC, duke shtuar se këto lëvizje e kanë nxjerrë jashtë loje opozitën. 

Ndërkohë për sa i përket përplasjeve të brendshme në Partinë Demokratike, sipas Kryemadhit, kjo sjell një situatë jo të mirë për shoqërinë dhe për investimet pasi ngjall pasiguri. 

“Sot në situatën që është shoqërua, apo konfliktet brenda partive nuk sjellin një pozitivitet për shoqërinë. Apo për ekonominë e sigurinë për investime. Por nuk mendoj që konfliktet brenda PD, lidhet me atë që po ndodh, se vjen si rrjedhojë çka jemi sot ne. Shqiptarët sot po bëhen indiferentë ndaj politikës. Roli i opozitës, edhe i imi si drejtuese e LSI, luajti gabim, lëvizje në 4 vitet të gabuar. Sidomos me djegien e mandateve dhe bojkotonin që nxorën jashtë loje opozitën. Duke e nxjerr jashtë çdo lloj kalkulim politik dhe dëmtuan sistemin demokratik” tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat