Topi: Basha është prodhim i Berishës

Shqipëria

Topi: Basha është prodhim i Berishës

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 22:53
Bamir Topi

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar kuvendet e PD-së, atë të 11 Dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe atë të 18-Dhjetorit, të thirrur nga Lulzim Basha dhe Kryesia.

Topi u shpreh se kjo situatë në të cilën ndodhet sot PD-ja ka gjasa që të vazhdojë, duke dhuruar një “spektakël negativ”. Ai u shpreh më tej se kryedemokrati Basha është një produkt i Berishës, i sjellë breda kësaj force politike, të cilin e quan dështim të parashikimit të ish-liderit historik, Berisha.

TopiPara se të vinte kuvendi i 11 dhe 18 kam bërë një përcaktim tjetër, ajo po ndodh sot do të vazhdojë dhe do të na dhurojë një spektakël negativ. PD ka një histori të bukur dhe pse PD ka pasur traumat e veta. PD është një parti e parë opozitare.

Morëm ftesën për anëtarësimin në NATO në 2009, fusim këtu dhe liberalizimin e vizave. Për hir të një përplasje interesash individuale kjo histori shkon në këtë pikë.

Unë mendoj se dominanca në këtë rast është kauza e individit. Për të mos degjenuar këtë situatë, unë kam thënë se kjo nuk është dramë.

Militantët të mos rendin pas individit, por pas kauzës. Basha është një produkt i personalitetit të Berishës, unë e di si ka ardhur brenda PD-së. Unë konsideroj produktin e tij një dështim të madh të parashikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat