Nikolla takim me Rektorët e Universiteteve: Marrëveshjet nuk duhet të mbeten në letër!

Shqipëria

Nikolla takim me Rektorët e Universiteteve: Marrëveshjet nuk duhet të mbeten në letër!

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 12:20
Lindita Nikolla

Kryetarja Kuvendit, Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim me rektorët e Universiteteve.

Gjatë këtij takimi Nikolla u shpreh se ka ende nevojë për të zgjeruar bashkëpunimin, ndërsa shtoi se idetë apo marrëveshjet e parashtruara nga rektorët nuk duhet të mbeten në letër.

“Unë ju falënderoj dhe ju premtoj që nuk do të jetë një takim një herë në vit, por mund ta bëjmë me shpesh, me një kalendar më të detajuar sepse marrëveshjet nuk duhet të mbeten në letër, por duhen aplikuar”, tha më tej Nikolla.

Ndërkohë Rektorët e Universiteteve janë shprehur se bashkëpunimi është shumë i domosdoshëm dhe se është një mundësi e rëndësishme që Universitetet të ecin përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat