Cërrik/ Makina përplas 85-vjeçarin

Shqipëria

Cërrik/ Makina përplas 85-vjeçarin

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Një i moshuar mbeti i plagosur këtë të mërkurë në Cërrik, pasi u përplas nga një makinë.

Aksidenti u shënuar rreth orës 12:40., në aksin rrugor Cërrik – Prrenjas. Mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin R. K., rreth 85 vjeç,  i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat