Konferenca tre ditore e OSBE -së për të zhdukurit e diktaturës një vlerësim ligjor historik për të dënuar krimet e komunizmit

Shqipëria

Konferenca tre ditore e OSBE -së për të zhdukurit e diktaturës një vlerësim ligjor historik për të dënuar krimet e komunizmit

Nga: Besim Ndregjoni Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 14:26
Besim Ndregjoni

Një thënie e moçme shqiptare ka një postulat: “Ma mirë vonë se hiç” mbas tre dekadash faktori ndërkombëtar nëpërmjet prezencës së OSBES-së në Shqipëri nga data 13, 14, 15 dhjetor 2021 organizoi në Tiranë një konferencë kombëtare për të zhdukurit e diktaturës komuniste. Familjarët e të zhdukurve të komunizmit falenderojnë, Prezencën e OSBES- së në Tiranë dhe Ambasadorin Sh.T.Z. Vincezo Del Monaco dhe Sh.T. Z . Peter Zingraf Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanise për kontributin politik dhe financiar të konferencës. Gjatë tridhjete një vjeçarve, politika dhe shteti i ashtuquajtur demokratik si pasardhse të diktaturës komuniste, heshti ndaj krimit të diktaturës enveriste. Dy partitë kryesore, si Partia Socialiste trashgimtare dhe ricikluese e trashgimtarve të diktaturës, dhe Partia Demokratike e udhëhequr nga intelektual të priviligjuar dhe të ideollogjizuar nga sistemi diktorial, stalinist-enverist gjatë këtij tranzicjoni, nuk planifikuan në programet e tyre gjetjen e eshtrave të pushkatuarve, por nuk muarën asnjë nisëm ligjore për drejtsi tranzitore për të i denuar krimet makabër të diktaturës . Partia Socialiste si trashgimtare e diktaturës që ndrroi emrin në 91, por nuk ndrroi metodat dhe nuk mund të denonte baballarët xhelatë që i kishin kryer këto krime, veproi politikisht me heshtje, dhe adaptoi ligje që këto krime të futeshin në arrshivën e harresës. Kurse Partia Demokratike i përdori krimet e komunizmit me retorika politike për marrje pushteti, duke qëndruar indiferent ndaj aspektit ligjor. Pra kishte një dakortsi në mes tyre për të heshtur ndaj krimit komunist.

Gjenocidi komunist në këtë periudhe tranzicjoni u përball me një shoqërie të heshtur dhe një drejtsie inekzistente. Cështë krimi komuniste, kush është krimineli komuniste, A duhet denuar krimi komunist. Përse duhen denuar kriminelët komunist. Këto pyetje jane thelbesore për një shoqeri të civilizuar. Nga përgjigja e plotë e tyre varet në fakt mbarvatja e shoqërisë në përgjithësi.

Atdheu im Shqipëria gjatë periudhës staliniste enveriste u shëndrrua në një kamp përqëndrimi genocidjal të frikës. Të gjithë kishin frikë nga të gjithë. Populli kishte frikë nga diktatori, diktatori me shokët e tijë frikeshin se kishin gjymtuar e masakrua popullin. Populli trembej nga diktatori që vriste , burgoste, internonte atë pjese të shoqerise që mbronte të drejtat dhe lirite e tyre. Prindërit trembeshin nga fëmitë, nga fqinji, nga miku, i burgosuri nga i burgosuri, për gjysëm shekulli edhe pse jo të gjithë, e ndjejmë dhunën e diktaturës. Por dhe ata që e adhuronin ose asnjënës ishin të përfshirë në burgun e frikës e mjerimit të përhershëm. Ky ishte genocidi komuniste shqiptar. Por në këtë genocid nuk mund të barazohet krimi me viktimën. Dua thjesht të tregoi përmasat e krimit, viktimizimin e një populli të një vendi nga një grusht kriminelësh me një ideollogji staliniste që i sherbeu diktaturës deri në grahmat e fundit. Në konferencën tre ditore referuan studjues dhe prokurorë nga Gjermania, Polonia, Austria, Spanja etj. Referuan dhe përfaqësues të institucjoneve shqiptare. Referuesit e huaj e trajtonin në referatet e tyre krimin si kishte ndodhur, dhe sikur e kishin përjetuar viktimat në Shqipëri duke bërë apel për të gjetur eshtrat e të vrarve dhe për të dhënë drejtsi për të denuar kriminelët. E kundërta ndodhte me përfaqësuesit e institucjoneve shqiptare, ata flitshin se legjislacionin e diktaturës nuk mund ta preknin me drejtsinë tranzitore dhe nuk mund ti denonin krimet e komunizmit. Kur ndigjonja këta prokurorë dhe drejtues të lartë të institucjoneve të vendit tim, të flitnin me gjuhën e diktaturës turpërohesha përpara miqve ndërkombëtar , dhe më shkonin ndërmend fjalët e Konicës: “E keqja e shqiptarit është vet shqiptari”

Ironia e trishtuar e të gjithë tragjedisë shqiptare ështe se xhelatët “heronjt” e saj janë falur, pa kërkuar falje. Në komunizëm kishte ligje që mbronin diktaturën, por jo ligje që e denonin atë. Kjo është e kuptueshme , ligjet i kishin hartuar, dhe miratuar xhelatët e diktaturës për të sunduar. Në ‘demokracinë’ shqiptare rezultoi se kriminelët kishin vepruar duke respektuar ligjin, për pasoj ata nuk mund të denoheshin. Nuk e di se cila mendje “gjeniale,” arriti në në këtë përfundim. Dhe kjo solli që udhëheqësit e diktaturës të denoheshin për kafe dhe jo për genocid që kishin ushtruar ndaj popullit shqiptar. Dhe një paketë ligjore që u bë në vitin 1995 për genocid u asimilua me marrjen e pushtetit nga partia komuniste alias socialiste, me forcën e armëve në vitin 1997. Partia Socialiste ju dha dhe çertifikatën e pafajsisë dhe i dëmshpërblej më shumë se viktimat që kjo udhëheqje diktatoriale kishte vrarë dhe zhdukur për pesëdhjet vite diktaturë.

Por Partia Demokratike , përse heshti ndaj mos denimit të krimit komunist, dhe përgjigja është më se e qartë ajo nuk kishte identitetin e të djathtës, ajo me heshtjen e saj, ndaj këtij krimi u bë fajtore si Patia Socialiste.

Në vendin tonë ka një fjalë të urtë: “Gjaku nuk bëhet ujë” në të vertetë në Shqipërinë postkomuniste gjaku vuatjet dhimbja e pafund u bënë kafe. Terrorizmi shtetror u mor në mbrotje nga ligjishmëria e diktaturës që u përmbyes. Absurditeti i një shoqërie e vendi i të dashuruarve fatalisht pas absurdit. Nqs do të ishte vepruar kështu mbas luftës së dytë botrore nuk do të kishte arsye të ngrihej gjykata e Nurembergut, nuk jam i hakmarrjes, por apologjet i krimit.

Drejtsia në demokraci nuk është vazhdim i luftës klasave, xhelatët “herojt” e tmerrit dhe të ferrit mund të faleshin, por vetëm mbasi të gjykoheshin.

Gjatë konferencës u fol për legjislacionin, ndërkombëtar që denon krimin e diktaturën , që qeveritë e Shqipërisë e kishin ratifikuar, atëhere pse nuk i zbatojnë këto ligje institucjonet shqiptare? Për mos zbatimin e legjislacjonit, po jap parashikimin e historianit shqiptar amerikan ish i burgosuri politike Ziso Vangjeli, i cili kishte studjuar në Amerikë për histori ushtarake, gjatë luftës së dytë botrore si oficer amerikan zbarkon në Normandi, dhe mbas luftës punoi në një klub kulturor në Paris. Dashuria për atdheun e detyruan të bisedonte me Ambasadorin komuniste dhe të kthehej në Shqipëri, ku në fillim e punsuan pedagog në Tiranë, mbas dy vitesh e transferojne në Gjirokastër dhe e denuan si agjent me burg politikë. Gjatë seancës gjygjësore ai nuk do të ju përgjigjej akuzave të sajuar të komunistave por do të deklaronte në sallë të gjygjit: Kur të bjerë komunizma, se do të bjere patjetër, ne do të vuajmë me pas me dekada prej hibridit, komunistët janë të sofistikuar në politikën e kuadrit , bijtë e të kuqve do vijojnë etrit , ajo përzjerje zelli dhe inati , herë i fshehur e herë i hapur, për etrit e kuq që spatën fuqi dhe mend të ishin të përjetshëm do ti bëj dinak dhe të ligj. Nga kundërshtarët e tyre që i urrejnë për vdekje , do të ju vjedhin idetë , projektet dhe deri sloganet e do ti propogandojnë me mizorisht për ti vëne në jetë gjoja si amanete , do të kërkojnë me çdo çmim zhdukjen e zotërve të këtyre ideve, do të kërkojnë pushtet të pamerituar si trashgimtarë , si zanatçinj të kuq, dhe kundërshtarët do ti durojnë për sfond. Do të kërkojnë të bëhen pronarë. Dhe kështu do të sundoi hibridi gjatë mjaftë gjatë, Hibridet janë si monstra e për ti luftuar ata, duhet të jesh si ata. Do të jetë me keq ca kohë njerzit do të mendojnë diktaturën. Burg i detyruar. Liri e detyruar, kaos dhe llum, pra pas denimit me burg, populli do të denohet me liri qorre. Liria qorre është denim. Nuk jam unë njeri kundra komunistëve, janë komunistat kundra njeriut. Shqipëria ime pret pranverën, pret të denohen krimet që u zhduku kufomat mbi 5000 shqiptarve. Por kur do të vi ajo?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat