9 vjeçarja kapet me drogë në tullumbace, po ia dërgonte babait në burg

Shqipëria

9 vjeçarja kapet me drogë në tullumbace, po ia dërgonte babait në burg

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Policia ka kapur me lëndë të dyshuar narkotike gjatë kontrollit fizik të një 9-vjeçareje.

Gjatë veprimeve proceduriale të takimeve (kontrollit fizik) mes familjarëve dhe personave në burg në Kukës, është kapur një sasi pluhuri i bardhë (rreth 50 gramë) i dyshuar si lëndë narkotike.

Lënda u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9 vjeçare të të paraburgosurit G.I.

Për veprime dhe hetime të mëtejshme është njoftuar SHKBB, Policia e Shtetit dhe Prokuroria.

Image
Drogë në tullumbace

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat