Blushi reagon për publikimin e të dhënave personale: Paga ime, 24 herë më e vogël nga sa pretendohet

Shqipëria

Blushi reagon për publikimin e të dhënave personale: Paga ime, 24 herë më e vogël nga sa pretendohet

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 21:10
Ben Blushi

Një databazë me të dhënat e disa qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitit, pozicionin e punës dhe pagën, që po shpërndahet në Whatsapp.

Kjo është rrjedhja më e madhe e informacionit, pasi bëhet fjalë për të dhëna sensitive. Në listën e pagave janë emrat e shumë biznesmenëve, drejtues kompanishë si dhe persona publikë.

Ish-drejtori i Top Channel, Ben Blushi, në një prononcim ekskluziv për Gazeta Shqip ka reaguar lidhur me publikimin e të dhënave të tij personale. 

Blushi shprehet se paga e tij është 24 herë më e vogël nga sa pretendohet në dokument.

"Nga publikimet e paautorizuara të disa portaleve sot kam mësuar se kam një rrogë që nuk e kam.

Në respekt të bashkëpuntorëve të mi, në kompaninë ku kam punuar deri përpara tre javësh, dua të them se, rroga ime është 24 herë më e vogel se ajo që pretendohet se është.

Duke e ditur se kurioziteti njerëzor, nuk e ndal dot vuajërizmin të kthehet në sport ekstrem, shpresoj që të paktën një herë, ekspozimi i padenjë dhe në rastin tim edhe i pavërtetë, i të dhënave personale të ketë një përgjegjës," shprehet Blushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat