Digjet pjesërisht një shtëpi në Gjirokastër, zjarrfikësit shpëtojnë anëtarët e familjes

Shqipëria

Digjet pjesërisht një shtëpi në Gjirokastër, zjarrfikësit shpëtojnë anëtarët e familjes

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 23:40
Foto ilustrim

Zjarr në një banesë në lagjen Palorto në qytetin e Gjirokastrës. Digjet një dhomë ndërkohë që shpëtojnë anëtarët e shtëpisë. 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:30, ku banesa e Gaqe Gumit në pjesën e poshtme të Palortosë është përfshirë nga flakët. Soba e drurit ka qenë shkaktare e zjarrit që u përhap në të gjithë dhomën ku ngroheshin pjesëtarët e tjerë të familjes Gumi. 

Tubot e sobës janë nxehur dhe oxhaku ka marrë flakë duke përcjellë zjarrin tek orenditë e tjera të dhomës. Për pasoje janë djegur mobilje dhe orendi të tjera. 

Menjëherë kane shkuar zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar flakët duke mos lënë përparimin e zjarrit në dhomat e tjera të shtëpisë dykatëshe. Nuk raportohen dëme në njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat