Aksident fatal në Lezhë-Mamurras/ Identifikohet viktima, e përplasi një makinë

Shqipëria

Aksident fatal në Lezhë-Mamurras/ Identifikohet viktima, e përplasi një makinë

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit në Milot.

Viktima është identifikuar si Ndue Shyti, 70 vjeç, nga fshati Gurëz i Kurbinit.

Mjeti tip Mercedes Benz me drejtues shtetasin A.L., ka aksidentuar 70 vjeçarin që po lëvizte me biçikletë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat