Marko Bello dhe Bashkim Rama nderohen pas vdekjes, u akordohet titulli i rëndësishëm

Shqipëria

Marko Bello dhe Bashkim Rama nderohen pas vdekjes, u akordohet titulli i rëndësishëm

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 13:17
Marko Bello

Me propozim të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, pata kënaqësinë të vlerësoja me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” dy diplomatë të shquar të vendit tonë, personalitete të jetës politike dhe shoqërore, që nuk janë më mes nesh, Marko Bello dhe Bashkim Rama.

I dalluar për integritetin e lartë, tolerancën dhe konstruktivitetin, duke dëshmuar një përgjegjshmëri të lartë në kryerjen e çdo detyre shtetërore edhe si ambasador, ish-deputeti dhe ish-ministri Marko Bello kujtohet sot me respekt nga të gjithë, për kontributet e shquara, që ka dhënë në të gjitha fushat.

Bashkim Rama, me një karrierë të suksesshme në diplomaci, ish-Drejtor i Akademisë Diplomatike, ish-Ambasador dhe njohës i shkëlqyer i çështjeve rajonale, me trashëgiminë e lënë vijon të mbetet një shembull për diplomatët e rinj.

Përherë mirënjohës për kontributin e dhënë prej tyre që politika e jashtme e Shqipërisë të jetë e qëndrueshme dhe e besueshme, në shërbim të integrimit europian dhe mbrojtjes të interesave kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat