Omicron/ Qytetarë e infektuar me variantin e ri kanë ardhur nga Kroacia

Shqipëria

Omicron/ Qytetarë e infektuar me variantin e ri kanë ardhur nga Kroacia

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 13:45
Ilustrim

Në vendin tonë janë konfirmuar dhe rastet e para të variantit më të ri të Covid, Omicron që është bërë kryefjala e ditëve të fundit në të gjithë botën.

Raportohet se rastet e para janë dy qytetarë nga Tirana të cilët kishin ardhur nga Kroacia.

Ndërkohë paraditen e kësaj të enjte në mbledhjen e Komitetit të ekspertëve, kryetarja Mira Rakacolli bëri me dije se analizat e dërguara në Gjermani kanë identifikuar dhe rastet me Omicron në vendin tonë.

Ndërkaq sa i përket masave kufizuese në vendin tonë ato kanë ngelur të njëjta dhe natën e ndërrimit të viteve do të hiqet edhe ora policore.

Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi se në 31 Dhjetor do të lejohet lëvizja e familjarëve që duan të festojnë pranë të afërmve të tyre duke respektuar masat e vendosura për shmangien e grumbullimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat