Spartak Ngjela del me deklaratën e fortë: Edi Rama të jap dorëheqjen!

Shqipëria

Spartak Ngjela del me deklaratën e fortë: Edi Rama të jap dorëheqjen!

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 13:50
Spartak Ngjela

Avokat Spartak Ngjela ka dalë me një reagim të ashpër në rrjetet sociale për konferencën që mbajti sot kryeministri Edi Rama për skandalin e publikimit të të dhënave të pagave të mijëra qytetarëve.

Ngjela shkruan se shteti shqiptar ka rënë dhe Edi Rama duhet të jap dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

Postimi i plotë:

Sapo dëgjova konferencën e shtypit të kryeministrit të Shqipërinë.

Flet sikur të jetë një njeri i thjeshtë i popullit.

Nuk ka kuptuar asgjë. Sot atij i ka rënë shteti; sepse 650 mijë shqiptarë janë dhunuar në pikën më të dobët të ekzistencës së tyre.

Kryemistrit i ka rënë shteti; kurse ai bën  një avokati vulgare, duke thënë se do të përmirësojë sistemin; dhe se kjo ka ndodhur kudo në vende të ndryshme të Perëndimit. Turp! Mbrojtje vulgare.

Duhet të japë dorëheqjen. Nuk ka siguruar jetën ekonomike të qytetarëve të tij; që është sekret i njohur me ligj.

Edi Rama, që nga sot nuk është më kryeministër i shqiptarëve të dhunuar.

Duhet të japë dorëheqjen.

Nën një dhunim të tillë që iu bë shqiptarëve masivisht, përgjegjësi është shefi i qeverisë me të gjithë qeverinë.

Vlera e një kryeministri është garantimi i jetës shoqërore të shqiptarëve. Mosgarantizmi i kësaj jete është krim.

Kurse kryministri flet sikur nuk ka qenë kryeministri i këtij vendi.

Zoti kryeministër! Qenia kryeministër nuk është privilegj, por është përgjegjësi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat