Nga vijnë miliona sulmet? Ja si përgjigjet drejtoresha e AKSHI-t

Shqipëria

Nga vijnë miliona sulmet? Ja si përgjigjet drejtoresha e AKSHI-t

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 14:24
Linda Karçanaj

Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj doli në konferencë për mediat së bashku me kryeministrin Edi Rama në lidhje me skandalin e nxjerrjes së pagave të mbi 630 mijë personave.

E pyetur nëse sulmet vijnë nga hakera apo persona jo dashamirës, drejtoresha e AKSHI-t tha se kjo çështje mbetet mister sepse nuk përdorin fytyrën e tyre.

Pyetje: Ju flisni për miliona sulme. Këto vijnë nga hakera apo nga persona jo dashamirës?

Linda Karçanaj: Në sulme arrin të identifikosh IP e sulmuesit ose procedurën si zgjedh të sulmojnë. Si hakerat që punojnë për vete apo një grup të caktuar, asnjëherë nuk sulmojnë me fytyrën e tyre, gjithmojnë blejnë IP dhe mund të sulmohesh me IP nga Amerika e Kina, ndërsa mund të jesh në Shqipëri  dhe nuk mund të identifikohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat