Berisha ultimatum Bashës: Liro zyrën deri më 5 janar!

Shqipëria

Berisha ultimatum Bashës: Liro zyrën deri më 5 janar!

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 16:42
Lulzim Basha

Komisioni i Rithemelimit ka shkuar sërish në zyrat e Partisë Demokratike, këtë të enjte, nga ku ka lëshuar një ultimatum drejtuar kryetarit, Lulzim Basha.

Pasi lexoi rezultatet e referendumit të 18 dhjetorit, Komisioni i Rithemelimit i ka kërkuar Lulzim Bashës të lirojë zyrat deri më datë 5 janar 2022.

Komisioni paralajmëron Lulzim Bashën se refuzimi i këtij vendimi do ta detyrojë anëtarësinë të shndërrohet në përmbarues politik të vullnetit të tij.

Ndaj këtij ultimatumi ka reaguar Basha.

“Nuk e kanë mendjen shqiptarët te karriget, te karriget e kanë mendjen ata që paskan qenë këtu për karriget. Fatkeqësi e madhe, dhe ndjesë për shqiptarët që filtrat tanë nuk i kanë ndaluar këta persona. Nuk na plas për karriget e atyre që paskan qenë këtu për karriget”, tha Basha.

Basha shtoi se nuk duhet të largohet përqendrimi nga çështjet e korrupsionit, dhe lëshoi akuza ndaj kolegëve të tij në PD, që kërkojnë largimin e tij. “Pasi e kanë rrjepur PD-në kur ishin në pushtet, nisën të punojnë kundër saj sapo humbën postin e deputetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat