Nuk mjaftoi skandali i pagave, publikohen edhe targat e mjeteve

Shqipëria

Nuk mjaftoi skandali i pagave, publikohen edhe targat e mjeteve

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 13:41
Ilustrim

Një tjetër skandal me të dhënat private të qytetarëve shqiptarë.

Mësohet se pas publikimit të rrogave dhe të dhënave të tjera të qytetarëve, së fundmi në rrjet po qarkullon një databazë me targat e makinave shqiptarëve.

Në databazë listohen targat bashkë me emrin të cili i përket automjeti që ka këtë numër identifikues.

Databaza është e ndarë në disa kolona ku listohen targat, modeli i automjetit, tipi, ngjyra e tij, numri i shasisë dhe emrin e personit që e ka në pronësi.

Janë 530 452 qytetarë të cilëve u janë publikuar të dhënat e automjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat