“Prej 6-7 javësh kemi situatë të qëndrueshme”, Rakacolli zbulon përse nuk lehtësohen masat

Shqipëria

“Prej 6-7 javësh kemi situatë të qëndrueshme”, Rakacolli zbulon përse nuk lehtësohen masat

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 21:28
Mira Rakacolli

Teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga nata e ndërrimit të viteve, Komiteti Teknik i Ekpsertëve ka vendosur që të mos ketë lehtësim apo kufizim të masave për të ndaluar përhapjen e Covid-19.

Rakacolli tha se masat nuk do të lehtësohen pavarësisht shifrave, teksa shtoi se prej disa javësh, në vendin tonë ka pasur situatë të qëndrueshme.

Për këtë arsye kanë vendosur që natën e ndërrimit të viteve të mos ketë orë policore.

Rakacolli: Asnjëherë virusi nuk ka qenë në të njëjtën shpërndarje në të gjithë botën. Çdo vend ka pasur nivelet e veta të infeksionit. Në Shqipëri, prej më tepër se 6-7 javësh kemi një situatë të qëndrueshme. Incidenca ka vijuar të jetë njëlloj, ndoshta në një periudhë me një tendencë të lehtë ulje. Tani kemi menduar që ky nivel masash të jetë ky që është, më pas të shohim.

Pyetje: Pse nuk lehtësohen masat?

Rakacolli: Këto numra i përgjigjen këtij niveli masash. Me këto numra nuk ka vend as për lehtësim as për përmirësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat