A ka rezistencë tek vaksinimi i punonjësve të administratës? Rakacolli: Gjithçka e tregon 4 janari

Shqipëria

A ka rezistencë tek vaksinimi i punonjësve të administratës? Rakacolli: Gjithçka e tregon 4 janari

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 22:20
Mira Rakacolli

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që duke nisur nga data 4 janar e vitit të ardhshëm, të gjithë punonjësit e administratës shtetërore dhe qendrave tregtare duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose dëshminë se kanë kaluar virusin.

Në emisionin “Open”, Mira Rakacolli është pyetur nëse ka patur rezistencë nga administrata dhe është përgjigjur se gjithçka do e tregojë 4 janari. Ndër të tjera shpjegon se deri tani, vihet re rezistencë tek të rinjtë për të kryer vaksinën anti Covid.

Rakacolli: Gjithkush ka përgjegjësi për shëndetin e vet por edhe publik. Virusi po ndryshon. Nëse nuk vaksinohem, nëse sëmurem mund të transmetoj virusin, mund të bëhem subjekt që virusi të ndryshojë mutacion ndërsa dikush tjetër ka bërë zgjedhje që të vaksinohet.

Askush nuk ka thënë që të vaksinuarit infektojnë si të pavaksinuarit. Shumica e atyre që janë të shtruar në spital por edhe të infektuar janë të pavaksinuar. Vaksinimi të mbron edhe nga infektimi. Kush janë personat që kanë më tepër mundësi për ta përcjellë transmetueshmërinë janë ata punonjës të administratës publike që kanë kontakt me njerëzit. Nuk ka pasur rezistencë të madhe në dijeninë time, por çdo gjë do e tregojë 4 janari. Rezistencën vazhdojmë ta kemi tek të rinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat