Demalia “godet” gazetarët me rroga të larta: Paguhen nga bandat politike, kanë vila 2 mln euro

Shqipëria

Demalia “godet” gazetarët me rroga të larta: Paguhen nga bandat politike, kanë vila 2 mln euro

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 16:55
Ilir Demalia

Në një intervistë për Ora News, analisti Ilir Demalia tha se analistët që paguhen me rroga të majme nga të dyja kahet.

Sipas tij, ka gazetarë që kanë  vila 2 milionë dollarë, të cilat nuk i justifikojnë me rrogat e tyre dhe me ekonominë e tregut shqiptar.

Demalia shtoi se po këta analistë dhe gazetarë dalin në studio duke bërë moral dhe analizë politike, pasi dukshëm u shërbejnë bandave politike.

Demalia: Lajmi nuk është më i lirë, sidomos analistët që paguhen me rroga të majme nga të dyja kahet. Këta kalojnë nga njëra anë të tjetra. Sot dalin dhe ata që kanë qenë pro Ramës dhe dalin kundër, sepse Rama nuk i përfill dhe ka marrë banda të reja. Elita intelektuale është e kompromentuar, prandaj kemi këto modele që sundojnë vendin dhe kontrollojnë pasuritë e gjithë vendit. Ama mos harrojmë se revolucionet nisin atëherë kur nuk mban më. Këta kanë vile 2 milionë dollarë, që janë gazetarë, nuk del llogaria.

I kanë marrë paratë me tendera dhe favore që kanë bërë. Këta janë shqetësuar pse u doli pasuria. Dalja e rrogave është një gjë e mirë, sepse këtyre u ka dalë krimi dhe poshtëria që kanë bërë. Dalin në studio duke bërë moral dhe analizë politike. Dukshëm u shërbejnë bandave politike. Rolin e më të poshtëm e ka luajtur Opinioni dhe Blendi Fevziu që ka marrë favore nga të gjitha qeveritë. Dihet se kush e ka Syrin. Duhet një transparencë për këto televizione. Këtu ku jetoj unë ka 7 milionë banorë dhe vetëm 3 televizione.

Se harruam Top Channel ku Blushi merr 50 mijë euro shpërblim në muaj. Nga vijnë reklamat? Ku ka media që bëjnë media dhe pallate? Veliaj ka 2000 e ca njerëz në bashki, kush i paguan këta njerëz?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat