Rama dorëzon shtëpitë në Laç dhe nuk harron 'thumbin' për PD: Kujdes mos ju ndërrojnë bravën!

Shqipëria

Rama dorëzon shtëpitë në Laç dhe nuk harron 'thumbin' për PD: Kujdes mos ju ndërrojnë bravën!

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 17:19
Edi Rama

Mbi 500 familje në Laç, do të futen në banesat e reja të rindërtuara për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërtimi i të cilave është financuar nga qeveria turke.

I pranishëm në ceremoninë e dhurimit të banesave ishte kryeministri Edi Rama, ambasadori turk Murat Ahmet Yörük, si dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj. 

"Aty ku nga rrënojat dhe terri i dëshpërimit prej pabesisë së tërmetit, ka lindur shpresa plot dritë e një jete të re për 500 familje, të cilat kthehen në banesa të reja për ta gëzuar Vitin e Ri familjarisht, në një strehë të bukur e të sigurt, brenda një lagjeje të bukur europiane," thotë Rama.

Rama tha se këtë lagje do donte ta kishte çdokush në Tiranë dhe ndryshe nga lagjet e Tiranës.

Rama: Ndryshe nga lagjet e Tiranës që janë me këto standarde dhe kushtojnë shumë shtrenjtë, ju këto shtëpi do t'i keni falas dhe me dokumente pronësie si çdo pronar i ligjshëm.

Zoti Rama nuk harroi sërish të thumbonte PD.

Rama: Duke qenë se ju këtu votoni masivisht atë partinë tjetër, duhet të bëni kujdes mos ju ndërrojnë bravën.

Ai e vazhdoi më tej batutën duke i kërkuar qytetarëve të ngrinin dy gishtat lart.

Rama: Aman m'i ngrini dy gishta se s'po shoh në asnjë vend. Ja i ngriti, shumë mirë.

Rama tha se rindërtimi është bërë për të gjithë pa dallim, demokratë apo socialistë pasi sipas tij është një program për shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat