Vijojnë kërkimet për 49 vjeçarin Tofik Xhika, mbërrijnë polumbarët në Dibër

Shqipëria

Vijojnë kërkimet për 49 vjeçarin Tofik Xhika, mbërrijnë polumbarët në Dibër

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 19:45
Ilustrim

Kanë vijuar kërkimet prej 48 orësh për gjetjen e 49 vjeçarit Tofik Xhika nga fshati Fushë Alije i Dibrës i cili dyshohet të jetë rrëmbyer nga ujërat e lumit Drin i Zi.

Në ndihmë të banorëve, mësohet se këtë të Martë kanë shkuar edhe polumbarët e ardhur nga Tirana të cilët kanë kërkuar në një perimetër të konsiderueshëm lumin, në vendin ku dyshohet të ketë rënë Xhika dy ditë më parë, por pa arritur të gjejnë asnjë shenjë të tij në ujë.

Nga ana tjetër janë dhjetra banorë të cilët vijojnë kërkimet përgjatë bregut të lumit Drin i Zi, disa prej të cilëve e kanë hyrë edhe në ujërat e ftohta të lumit për të gjetur bashkëfshatarin e tyre. Mbrëmjen e 26 Dhjetorit, Tofik Xhika është lajmëruar i zhdukur në polici nga familjarët e tij.

Ndërkohë para se të shkonte në breg të lumit për të gjuajtur peshk, ai ka lënë mjetin pranë lokalit të fshatit. Ndërkohë në vendin ku dyshohet të ketë rënë 49 vjeçari janë gjetur një palë këpucë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat