Berisha shpërthen: Më falni për shprehjen nëse ti je …

Shqipëria

Berisha shpërthen: Më falni për shprehjen nëse ti je …

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 00:25
Sali Berisha

Ish kryeministri Berisha nuk e ka kursyer Lulzim Bashen, te cilin e ka quajtur nje sylesh qe ia hedhin te gjithe, dhe ne veçanti Edi Rama!

"Unë nuk mund të akuzoj Ramën. Më falni për shprehjen, nëse ai është sylesh dhe ia hedhin… Ose pastaj ka interesa të tjera. Në këto 2 muaj kam mësuar më shumë se në 8 vite për të.  Unë me dikë që vendos marrëdhënie dua të jem i sinqertë.

A egziston radiografi për karakterin njerëzor? Nuk egziston. Ai është një peng i Edi Ramës. Akti më i rëndë që mund të ketë ndodhur në historinë e pluralizmit ajo që bëri Basha.

Njerëzisht dua t’ju kërkoj të kthehemi prapa në muajin shtator pa ngjarjen Berisha. Çfarë opozite gjeni? Një opozitë që pa hyrë në parlament propozon ndryshime kushtetuese. Një opozitë që në mënyrën më të pabesueshme voton huamarrjen më të madhe të vendit. Një opozitë nuk e bën kurrë një akt të tillë, vetëm kur është pengopozitë. Kur bëhet lojë e qeverisë ajo kthehet në shëmtirë", tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat