Në të njëjtin vend ku humbën jetën babë e bir, aksidentohet një tjetër familje në Milot

Shqipëria

Në të njëjtin vend ku humbën jetën babë e bir, aksidentohet një tjetër familje në Milot

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 00:46
Ilustrim

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Milot në aksin Laç-Lezhë.

Një foriustradë ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge.

Brenda makinës ndodheshin një familje nga Mirdita. Çifti i bashkëshortëve dhe dy fëmijët.

Nga aksidenti ka mbetur e plagosur bashkëshortja e drejtuesit e cila është dërguar për mjekim.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë mungesa e sinjalistikës. Mbrëmjen e djeshme në këtë aks humbën jetën babë e bir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat