Nuk ka orë policore në 31 dhjetor/ Manastirliu: Respektimi i masave, përgjegjësi individuale

Shqipëria

Nuk ka orë policore në 31 dhjetor/ Manastirliu: Respektimi i masave, përgjegjësi individuale

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 14:20
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shprehet se pavarësisht vendimit të Komitetit të Ekspertëve për të hequr orën policore natën e ndërrimit të viteve, qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm.

Ajo deklaroi se respektimi i masave është një përgjegjësi individuale, dhe se qytetarët duhet të jenë vetë të ndërgjegjshëm.

Është një vendim që është bazuar duke iu referuar situatës epidemiologjike në vend, dhe të situatës në tërësi të pandemisë së COVID, 31 dhjetori të jetë një ditë e hapur, nisur edhe nga situata në rajon.

Shqetësuese është edhe situata prej Omicron, por 31 dhjetori, por kërkohet një kujdes i shtuar, kemi rekomanduar që festat të jenë me familjen e vogël me sa më pak shkëmbime dhe të jenë me masa mbrojtëse dhe me vaksinë, zbatimi i masave është edhe një përgjegjësi individuale dhe sociale”, tha Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat