Aksident në Thumanë, makina humb kontrollin dhe del nga rruga, plagoset pasagjeri

Shqipëria

Aksident në Thumanë, makina humb kontrollin dhe del nga rruga, plagoset pasagjeri

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Një aksident është regjistruar sot në Thumanë. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:40, në Thumanë të Krujës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti me drejtues shtetasin me inicialet F. B., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeri, shtetasi me inicialet E. K., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat