Me disa lloje armësh me vete, dy të arrestuar në Lezhë

Shqipëria

Me disa lloje armësh me vete, dy të arrestuar në Lezhë

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Dy shtetas që lëviznin me armë zjarri dhe armë të ftohta në makinë janë arrestuar këtë të enjte.

Policia njofton se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “BMË”, me drejtues 18-vjeçarin me iniciale B. D. dhe pasagjer 24-vjeçarin me iniciale F. N., është gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë dhe një shkop bejsbolli, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Dy të rinjtë, banues në Zejmen të Lezhës do të hetohen për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Po sot, policia ka arrestuar një shtetas që qarkullonte me makinë dhe shpërndante lëndë narkotike në doza, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin A. G., shërbimet e Policisë gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

26-vjeçari do të hetohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat