Këlliçi fiton një tjetër betejë gjyqësore

Shqipëria

Këlliçi fiton një tjetër betejë gjyqësore

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 17:04
Belind Këlliçi

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka fituar ditën e sotme betejën gjyqësore ndaj drejtorit të Transporteve në Durrës Elio Jani. Ky I fundit e kishte paditur Këlliçin për shpifje, sa i takon deklaratave të tij për masakrën elektorale në Durrës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Këlliçi shkruan se nuk u trembet padive dhe shpreh bindjen se do të vazhdojë të denoncojë çdo kauzë të padrejtë. Ai gjithashtu fitoi edhe gjyqin që kishte me Mirel Mërtirin, një nga pronarët e inceneratorëve.

“Sot fitova gjyqin ndaj Elio Janit. Drejtori i Transportit të Durrësit më kishte paditur për shpifje në lidhje me deklaratën time publike për masakër zgjedhore në qarkun Durrës.

Ky ishte gjyqi i fundit për vitin 2021 në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, njohur shkurtimisht si GJKKO. Një vit betejash gjyqësore që mbyllet me fitore e që bëhet ogur i mirë për betejat e ardhshme.

Dje fitova një tjetër gjyq me Mirel Mërtin. Edhe ai më akuzonte për shpifje. Sot flitet se është në arrati!

Pirg le të bëhen paditë!

Nuk trembem, se jam me të vërtetën.

Falenderoj dhe i jam mirënjohës avokatit të shkëlqyer Ledio Nuraj, për mbrojtjen dinjitoze që i bën kauzave opozitare!

Ky vit gjyqësor në GJKKO u mbyll me mua. U mbyll me fitore dhe me drejtësi”, shkruan Këlliçi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat