Harta e re Gjyqësore, Hamataj: Nuk ofron as kërkesat minimale, as një urdhër mbrojtje. Largon qytetarët

Shqipëria

Harta e re Gjyqësore, Hamataj: Nuk ofron as kërkesat minimale, as një urdhër mbrojtje. Largon qytetarët

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 20:28
Ermal Hamataj

Harta e re gjyqësore e propozuar nga KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë shkrin gjykatat dhe prokuroritë e shkallës së parë në disa qytete, si Tropojë, Pukë, Mat, Lushnje, Përmet, Pogradec, Kavajë, Krujë dhe Kurbin.

Avokati Ermal Hamataj, në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, është shprehur skeptikë, duke thënë se ky ndryshim nuk do të sjellë asgjë të mirë për qytetarët.

Sipas avokatit me këtë ndryshim qytetarët do humbasin besimin tek Gjykatat.

Ermal Hamataj: Problemi në radhë të parë është se nuk ka pasur asnjë debat me grupet e interesit për të marrë këtë vendim. Harta e re gjyqësore nuk ka për të sjellë asgjë të mirë për qytetarët. Habitem se si po serviret në këtë mënyrë duke na bërë të gjithëve të mendojmë se kjo çenka zgjidhje ideale. 

Por në fakt kjo është një sorollatje për qytetarët. Sot një çështje që  të gjykohet në apelin administrativ të Tiranës do minimalisht 4 vite. Nuk e di se si marrin kurajon që të bëjnë një Apel në të gjithë Shqipërinë, ku dhe me 6 apele që ne kemi, kohëzgjatja për t’u gjykuar çështja në apel shkon në 2 vite. Qytetarët do humbasin besimin tek Gjykatat, ose të paktën aq pak besim sa kishte mbetur.

Më tej ai tha se me këtë ndryshim qytetarët nuk do marrin as kërkesat minimale, qoftë as një urdhër mbrojtje.

Ermal Hamataj: Deri tani janë 1337  vepra penale për dhunë në familej, dhe 2754 urdhra mbrojtje. Tashmë me këtë sistem apo me këtë hartë të re gjyqësore, këta personaqë janë shumë as mundësi minimale për të kërkuar urdhërin e mbrojtjes nuk do ta kenë. Kjo do të sjellë agravim të situatës. Duke e pasur aksesin në drejtësi në qytetet të caktuara ne nuk po e kufiziojmë dot dhunën në familje. Imagjinoni tani tua heqim edhe atë që jep drejtësi këtyre personave sesi mund të përfundojë kjo situatë brenda familjeve tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat