Festime pa incidente, Gledis Nano: Rikthehen kufizimet

Shqipëria

Festime pa incidente, Gledis Nano: Rikthehen kufizimet

Më: 1 janar 2022 Në ora: 17:48
Gledis Nano

Edhe pse janë të ndaluara për tu përdorur nga qytetarët, lëndët plasëse si fishekzjarret dhe kapsollat u përdorën gjerësisht gjatë momenteve të ndërrimit të viteve.

Policia nuk e ka prishur entuziamin e banorëve, dhe në orën e para të vitit të ri, drejtori i përgjithshëm i policisë tregoi se asnjë qytetar nuk ishte dëmtuar.

Por në Fier, policia arrestoi një tregtar i cili po shiste në mënyrë të paligjjshm lëndë plasëse piroteknike. Atij ju gjetën dhe sekuestruan 700 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, 20 kubikë dhe 300 kapsolla.

Shpërthimi i fishekzjarreve apo lëndëve të ngjashme me to gjatë festave lejohet vetëm nga autoritetet shtetërore. Gjithsesi, nga sonte, ora policore rikthehet në fuqi, dhe qytetarët ndalohet të lëvizin pas orës 11 të natës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat